Nga asetet ruse te borxhi i përbashkët/ Europa garanton 90 miliardë euro për Ukrainën

Nga asetet ruse te borxhi i përbashkët/ Europa garanton 90 miliardë euro për Ukrainën

Liderët e Bashkimit Europian bënë të ditur se do të mbledhin 90 miliardë euro përmes borxhit të përbashkët për të financuar Ukrainën gjatë dy viteve të ardhshme, pasi dështoi një marrëveshje për një hua të paprecedentë të bazuar në reparacione nga asetet ruse të ngrira.

 

Plani i huasë së reparacioneve u bllokua për shkak të kërkesave të Belgjikës për garanci të pakufizuara për asetet ruse që ruhen në vend, një kërkesë që nuk u pranuar nga vendet e tjera anëtare. Për pasojë, udhëheqësit e BE vendosën të përdorin borxhin e përbashkët të bllokut për të siguruar fonde për Ukrainën për vitet 2026 dhe 2027.

 

Megjithatë, Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia do të përjashtohen nga kjo skemë dhe nuk do të marrin pjesë në borxh, përmes një mekanizmi të quajtur bashkëpunim i përforcuar.

 

Gjatë samitit të zhvilluar në Bruksel, negociatat mbi huanë e reparacioneve, që do të mbështetej nga asetet e ngrira të Bankës Qendrore Ruse, dështuan për shkak të mosmarrëveshjeve lidhur me garancitë. Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen kishin mbështetur fuqimisht këtë plan, por nuk arritën të bindnin të gjithë partnerët.

 

Përfaqësuesit e Belgjikës insistuan që vendi të mos rrezikojë pasuritë në Euroclear pa garanci të pakufizuara, një kërkesë që i shqetësoi vendet e tjera anëtare.

 

Në mungesë të huasë së reparacioneve, vendet pjesëmarrëse të BE-së do të emetojnë borxh të përbashkët për të siguruar fondo pa interes për Ukrainën, ndërkohë që Ukraina do të shlyejë hua duke përdorur paratë që synohet të merren si reparacione nga Rusia, megjithëse nuk ka asnjë garanci se kjo do të ndodhë.

 

Komisioni Evropian njoftoi se kjo hua do të jetë pa interes për Ukrainën, por vendet anëtare do të paguajnë interesat e borxhit të emetuar në treg.

 

Hungaria, Republika Çeke dhe Sllovakia nuk do të ndihmojnë në ndarjen e kostos së huasë pasi kanë refuzuar të mbështesin financiarisht Ukrainën. Kryeministri Viktor Orbán ka shprehur skepticizëm se Ukraina mund ta shlyejë këtë hua dhe ka pohuar se vendet që kanë marrë pjesë do të mbajnë përgjegjësi për kostot financiare.

 

Nga ana tjetër, udhëheqës të tjerë si Emmanuel Macron, António Costa dhe Friedrich Merz kanë theksuar se borxhi i përbashkët është mënyra më e shpejtë për të siguruar mbështetje financiare për Ukrainën në këtë moment kritik.

 

Edhe pse plani për huanë e reparacioneve ka dështuar për momentin, udhëheqësit e BE-së kanë dhënë një mandat të ri Komisionit Evropian për të vijuar punën teknike dhe ligjore në lidhje me këtë ide.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy