Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka pranuar humbjen e listës së tij në zgjedhjet parlamentare, duke deklaruar se, sipas rezultateve paraprake të bazuara në një kampion votash, lista e mbështetur nga studentët dhe bllokuesit kryeson garën.
Sipas mediave të huaja, Vuçiç tha se lista e studentëve pritet të sigurojë nga 135 deri në 140 mandate në parlament, ndërsa lista e tij rreth 105 mandate. Ai theksoi se këto të dhëna nuk janë rezultate përfundimtare.
“Dua t’ju informoj se, bazuar në kampionin e stratifikuar, është e qartë se i humbëm këto zgjedhje. Lista e studentëve-bllokues do të ketë nga 135 deri në 140 mandate, ndërsa ne kemi rreth 105”, deklaroi Vuçiç.
Ai shtoi se, sipas përllogaritjeve të paraqitura prej tij, lista e studentëve ka marrë rreth 2.2 milionë vota, ndërsa lista e tij rreth 1.72 milionë. Vuçiç nënvizoi se bëhet fjalë për të dhëna paraprake dhe se rezultatet zyrtare ende nuk janë shpallur.



