Përshkallëzohen protestat në Francë, 65 persona të plagosur, mbi 2 mijë të ndaluar

Përshkallëzohen protestat në Francë, 65 persona të plagosur, mbi 2 mijë të ndaluar

Përkeqësohet bilanci i protestave studentore që prej disa ditësh kanë përfshirë Francën. Të paktën 65 punonjës të sistemit arsimor kanë mbetur të plagosur, mes tyre 40 drejtues shkollash, sipas The Guardian.

 

Shifrën e ka bërë të ditur ministri francez i Arsimit, Edouard Geffray, gjatë një interviste këtë mëngjes për televizionin BFMTV. Protestat janë shoqëruar me episode dhune dhe dëmtime të objekteve. Sipas ministrit, që prej fillimit të javës më shumë se 100 institucione arsimore kanë pësuar dëme të konsiderueshme.

 

Geffray njoftoi gjithashtu se gjatë protestave të së enjtes, 1 tetor, janë ndaluar rreth 2 mijë persona. Rreth 90% e tyre dyshohet se janë të mitur.

 

Mobilizimet nisën fillimisht për të denoncuar mungesën e mësuesve dhe gjendjen e godinave shkollore, por gradualisht janë shtrirë nga rajoni i Parisit edhe në qytete të tjera të Francës. Në Paris pritet të zhvillohet një takim mes ministrit Geffray dhe përfaqësuesve të shoqatave studentore dhe të prindërve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy