Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Shteteve të Bashkuara, duke i akuzuar ato për shkelje të armëpushimit që, sipas tij, ka mbajtur larg pjesën më të madhe të luftimeve gjatë tre javëve të fundit.
Në një reagim të publikuar në platformën X, Ghalibaf deklaroi se SHBA-ja vazhdon të ndjekë politika provokuese, duke theksuar se veprime të tilla nuk do të mbeten pa pasoja.
Amerika ende nuk e ka mësuar se ngacmimi dhe shkelja e premtimeve nuk janë më pa kosto. Më lejoni ta them qartë: nëse sulmoni, do të goditeni”, shkroi ai.
Më tej, zyrtari iranian iu referua edhe ngushticës strategjike të Hormuzit, duke theksuar se çdo zgjidhje për lundrimin në këtë zonë mund të arrihet vetëm përmes marrëveshjes me Iranin dhe jo përmes presionit apo kërcënimeve.
Mos u lëkundni kot, përndryshe do të fundoseni edhe më thellë. Ngushtica e Hormuzit do të hapet vetëm me një marrëveshje iraniane, jo me kërcënime amerikane”, përfundoi ai.



