Kryeministri suedez-Orbanit: Ishim krah Hungarisë kur kërcënohej nga tanket sovjetike. Sot takohesh për kafe me Putinin!

Kryeministri suedez-Orbanit: Ishim krah Hungarisë kur kërcënohej nga tanket sovjetike. Sot takohesh për kafe me Putinin!

Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit suedez Ulf Kristersson dhe atij hungarez Victor Orban, ku ky i fundit do të shprehej së në Suedi ka vdekur sundimi i ligjit, ndërsa Kristersson do t’i konsideronte deklaratat si “gënjeshtra skandaloze”. 

 

Për një letre të hapur në platformën “X” Kristersson i uron Hungarisë zgjedhje të suksesshme dhe i kërkon të mbrojë Ukrainën, sikurse Suedia bënte dikur me Hungarinë gjatë pushtimit sovjetik. Në mesazhin e kryeministrit suedez theksohet se: "Nafta mund të vijë nga Lindja, por liria vjen përherë nga Perëndimi". 

 

Letra nis me fjalët: 

E kuptoj që në vendin tuaj po zhvillohet një fushatë zgjedhore dhe se këtë herë ju po sfidoheni vërtet sa i takon pushtetit. Por ne nuk ndërhyjmë në fushatën tuaj zgjedhore, as nuk duam të bëhemi pjesë e saj”. 

 

Kristersson i ka kujtuar Orbanit një seri episodesh historike kur Suedia ka qenë në krah të Hungarisë dhe popullit hungarez.

 

Ne gjithashtu kujtojmë kur Bashkimi Sovjetik shtypi brutalisht luftën tuaj hungareze për demokraci dhe liri në vitin 1956, dhe kur Kryeministri Imre Nagy u ekzekutua më vonë për përpjekjet e tij për të demokratizuar vendin. Kur tanket ruse shtypën luftën hungareze për liri, populli hungarez iu lut OKB-së dhe të gjitha fuqive perëndimore për ndihmë. Pothuajse askush nuk dëgjoi”, shprehet Kristersson.

 

Shtetet demokratike ndihmojnë njëri-tjetrin, atëherë dhe tani. Dhe ato ngrihen kundër vendeve që përpiqen të shtypin të tjerët. Kjo është arsyeja pse, ashtu si në vitin 1944 dhe 1956, ne mbështesim vendet demokratike që tanket ruse përpiqen t'i pushtojnë. Atëherë, bëhej fjalë për Hungarinë; sot, bëhet fjalë për Ukrainën. Dhe nëse nuk veprojmë, nesër mund të bëhet fjalë për një vend tjetër”, shkruan ai. 

 

Hungaria në fund të fundit e rifitoi lirinë e saj, por edhe liria duhet të mbrohet. Kjo është arsyeja pse ne ngremë dyshime kur takohesh për kafe me udhëheqësin e të njëjtit vend që shtypi luftën e bashkatdhetarëve tuaj për liri në vitin 1956 dhe që sot sulmon fqinjën tuaj, Ukrainën”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy