Çmimi Nobel në Kimi për vitin 2025 u është dhënë tre shkencëtarëve Susumu Kitagawa, Richard Robson dhe Omar Yaghi për punën e tyre mbi materialet e reja dhe “për zhvillimin e strukturave metalo-organike”.
Sipas Akademisë Suedeze, të tre shkencëtarët kanë zhvilluar një lloj të ri të arkitekturës molekulare.
Strukturat që ata zhvilluan, strukturat metalo-organike, përmbajnë zgavra të mëdha përmes të cilave molekulat mund të rrjedhin brenda dhe jashtë.
Studiuesit i kanë përdorur ato për të mbledhur ujë nga ajri i shkretëtirës , për të nxjerrë ndotës nga rezervat e ujit, për të kapur dioksidin e karbonit dhe për të ruajtur hidrogjenin.
“Kornizat metalo-organike të zhvilluara nga laureatët e Çmimit Nobel kanë potencial të madh, duke ofruar mundësi të papritura për materiale të personalizuara me funksione të reja”, tha Heiner Linke, Kryetar i Komitetit Nobel për Kiminë.
Strukturat molekulare të zbuluara nga Kitagawa, Robson dhe Yaghi karakterizohen nga hapësira të mëdha përmes të cilave mund të rrjedhin gazra dhe kimikate të tjera.
Ky hulumtim hap rrugën për krijimin e materialeve të reja poroze që mund të luajnë një rol vendimtar në adresimin e shumë sfidave mjedisore.
Para së gjithash, lufta kundër shkretëtirëzimit dhe mundësinë e nxjerrjes së ujit nga ajri i shkretëtirës.
Materialet e reja mund të përdoren edhe për dekarbonizim, pasi ato mund të kapin dioksidin e karbonit, të ruajnë gazra toksikë dhe të katalizojnë reaksione kimike.



