Stamboll, 38-vjeçari vdes gjatë transplantimit të flokëve

Stamboll, 38-vjeçari vdes gjatë transplantimit të flokëve

Një burrë britanik ka gjetur vdekjen gjatë një transplanti flokësh në Stamboll. Martyn Latchman, 38 vjeç, vdiq javën e kaluar pasi u ndje keq gjatë fazës përgatitore të procedurës, e cila kushtoi 1500 paund.

Klinika e përfshirë, ajo e Dr. Cinik, në zonën e Besikitas, ish-klientët e së cilës përfshijnë ish-futbollistin e Anglisë dhe Manchester United, Rio Ferdinand, organizoi transferimin e Latchman në njësinë e kujdesit intensiv në një spital aty pranë, por ai vdiq pak më vonë.

Mediat turke, të cituara nga Guardian, raportuan se policia ka nisur një hetim lidhur me ngjarjen. Trupi u transportua më pas me aeroplan në Mbretërinë e Bashkuar.

Në një deklaratë, klinika tha se ishte “thellësisht e trishtuar” nga vdekja e Latchman dhe shpjegoi se ai i ishte nënshtruar me sukses një transplanti flokësh verën e kaluar dhe ishte rikthyer këtë vit për një procedurë të dytë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy