Sulmohet autokolona e presidentit të Ekuadorit (VIDEO)

Sulmohet autokolona e presidentit të Ekuadorit (VIDEO)

Autokolona e Presidentit të Ekuadorit, Daniel Noboa u sulmua nga një turmë prej 500 njerëzit.

 

Makina e Noboas u rrethua nga një grup prej rreth 500 personash që hidhnin gurë ndërsa ai udhëtonte për në provincën Cañar, ku kishte planifikuar të njoftonte një sërë projektesh infrastrukturore.

 

Noboa nuk u lëndua nga sulmi, ndërsa bëhet me dije se 5 persona janë arrestuar. 

 

Sipas videove të bëra publika,  turma hidhte gurë drejt automjeteve, duke goditur dhe duke thyer disa nga xhamat.

 

Autoritetet thanë se të arrestuarit do të përballen me akuza për terrorizëm dhe tentativë vrasjeje.

 

Kjo nuk është hera e parë që një mjet që transportonte Noboan është sulmuar. 

 

Në shtator, rreth 350 persona sulmuan një autokolonë që transportonte presidentin dhe diplomatët gjatë një proteste në provincën Imbabura, sipas zyrtarëve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy