Najmeh Amini, 23-vjeçarja iraniane e dënuar me vdekje për një postim blasfemik

Najmeh Amini, 23-vjeçarja iraniane e dënuar me vdekje për një postim blasfemik

Organizatat e të drejtave të njeriut ngrenë sërish alarmin për numrin në rritje të dënimeve me vdekje dhe ekzekutimeve në Iran, pas lajmit se një studente 23-vjeçare, Najmeh Amini, u dënua me vdekje për blasfemi për shkak të një postimi në rrjetet sociale.

 

Amini, e mbajtur në burgun e Vakilabad, në qytetin verilindor të Mashhadit, u dënua me mbi 12 vjet burg dhe dënim me vdekje në dy procedura të ndara, të zhvilluara para një gjykate revolucionare dhe një gjykate të zakonshme penale.

 

Një burim pranë familjes së Aminit i tha organizatës me seli në SHBA, Human Rights Activists in Iran, se ajo u dënua me vdekje me akuzën e “sab ol-nabi” (fyerjes së Profetit).

 

Thuhet se ajo u arrestua pas monitorimit online nga policia e sigurisë kibernetike e Iranit, FATA. Megjithatë, përmbajtja e saktë e postimeve të saj nuk është bërë publike. 

 

Në gjyqin e dytë, Amini u dënua me 12 vjet, gjashtë muaj dhe një ditë burg, akuza që përfshinin veprime kundër sigurisë kombëtare dhe përhapje propagande kundër regjimit.

 

Studentja u arrestua nga forcat e sigurisë gjatë protestave mbarëkombëtare në janar, të cilat u shtypën me një goditje të përgjakshme. Mijëra persona vlerësohet të jenë vrarë, ndërsa agjencia shtetërore e lajmeve Hrana raportoi mbi 50.000 arrestime.

 

Në një audio-regjistrim të publikuar muajin e kaluar dhe që i atribuohet Aminit, ajo bëri thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare, duke i kërkuar OKB-së, avokatëve dhe organizatave të të drejtave të njeriut të hetojnë rastin e saj. 

 

“Nuk dua që një heroinë të ndërrojë jetë sot. Dua vetëm një gjë: të jesh zëri im”, u lut Amini. 

 

Organizatat e të drejtave të njeriut denoncojnë autoritetet iraniane se po përdorin gjithnjë e më shumë dënimin me vdekje për të mbjellë frikë dhe për të shtypur mospajtimin.

 

Sipas organizatës Iran Human Rights (IHRNGO) me seli në Oslo, mbi 600 ekzekutime janë kryer këtë vit.

 

“Dënimi i një gruaje të re me vdekje për atë që postoi në mediat sociale rrezikon normalizimin e përdorimit të dënimit me vdekje kundër shprehjes paqësore dhe zgjerimin e mëtejshëm të kufijve të një dënimi të tillë”, tha Mahmood Amiry-Moghaddam, drejtor i IHRNGO-së.

 

Edhe pse ekzekutimet në Iran janë rritur ndjeshëm vitet e fundit, duke arritur nivelin më të lartë në tre dekada, dënimet me vdekje për blasfemi mbeten relativisht të rralla. 

 

Rasti i fundit i dokumentuar daton që nga 8 maji 2023, kur Yousef Mehrad dhe Sadrollah Fazeli-Zare u ekzekutuan pasi u dënuan për vepra penale që lidhen me blasfeminë, të lidhura me aktivitetin e tyre në mediat sociale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy