Një zjarr i fuqishëm që shpërtheu rreth orës 06:00 të mëngjesit, sipas orës lokale, ka shkatërruar teatrin historik Teatri Sanazzaro në lagjen qendrore Chiaia, në Napoli.
Flakët u përhapën me shpejtësi, duke shkaktuar shembjen e çatisë së godinës dhe dëme të mëdha strukturore.
Autoritetet urdhëruan evakuimin e menjëhershëm të të gjitha ndërtesave të banimit përreth për arsye sigurie, ndërsa katër persona u dërguan në spital me probleme të frymëmarrjes si pasojë e tymit të dendur.
Gjashtë mjete zjarrfikëse vijojnë të jenë në vendngjarje, ndërsa operacioni për shuarjen e plotë të flakëve dhe sigurimin e zonës mbetet në zhvillim.
Sipas burimeve paraprake, dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një qark i shkurtër elektrik, por shkaqet e sakta mbeten ende nën hetim.
Ngjarja ka tronditur komunitetin artistik dhe banorët e Napolit, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij incidenti që ka goditur një nga simbolet kulturore të qytetit.



