Rriten me hapa galopantë shitjet e makinave hibride kineze në BE

Rriten me hapa galopantë shitjet e makinave hibride kineze në BE

Shitjet e makinave hibride të prodhuara në Kinë kanë pësuar një rritje në Bashkimin Evropian gjatë viteve të fundit, duke shtuar shqetësimet në Bruksel për të ardhmen e industrisë vendase të automobilave. 

 

Pas vendosjes së tarifave anti-subvencionuese nga BE-ja për makinat plotësisht elektrike kineze në vitin 2024, vëmendja e blerësve dhe prodhuesve u zhvendos drejt modeleve hibride. 

 

Nga vetëm 659 mjete të shitura në vitin 2022, shifra kërceu në 160,662 vetëm në shtatë muajt e parë të këtij viti. Sipas të dhënave të Eurostat, shitjet u rritën nga 56,706 në vitin 2022 në 217,764 për periudhën janar-korrik të këtij viti. 

 

Kjo vështirësi ka bërë që makinat hibride të zënë tashmë pothuajse 37% të tregut të përgjithshëm në BE, duke lënë pas mjetet elektrike me rreth 21%. Markat kineze si BYD, Chery dhe Leapmotor po regjistrojnë rritje treshifrore, ndërsa Geely mbetet lideri kinez në BE me 205,000 makina të shitura në tetë muajt e parë të vitit. 

 

Përballë këtij ekspansioni, Brukseli zyrtar i ka kërkuar Pekinit të reduktojë vullnetarisht eksportet e hibrideve, në të kundërt BE-ja do të aplikojë masa të reja mbrojtëse, të cilat pritet të jenë kuota kufizuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy