Irani i përgjigjet ashpër Trumpit: Po negocioni me veten tuaj, humbjen mos e quani marrëveshje

Irani i përgjigjet ashpër Trumpit: Po negocioni me veten tuaj, humbjen mos e quani marrëveshje

Zëdhënësi i Shtabit Qendror Khatam al-Anbiya të Iranit, Ebrahim Zolfaghari, ka lëshuar një mesazh të fortë ndaj asaj që e quajti “superfuqi e vetëshpallur globale”, duke aluduar qartë për Shtetet e Bashkuara dhe ish-presidentin Donald Trump.

 

Në një videomesazh të publikuar nga mediat iraniane, Zolfaghari vuri në pikëpyetje qëndrimin e SHBA-së, duke deklaruar se “a ka arritur niveli i konfliktit tuaj të brendshëm në pikën ku po negocioni me veten tuaj?”. 

 

Ai paralajmëroi se Uashingtoni nuk do të përfitojë më si më parë nga investimet dhe çmimet e energjisë në rajon, derisa të pranojë rolin e forcave të armatosura iraniane në garantimin e stabilitetit.

 

Stabiliteti në rajon garantohet nga dora e fuqishme e forcave tona të armatosura. Stabiliteti vjen përmes forcës”, u shpreh ai, duke shtuar se Irani nuk do të arrijë kurrë marrëveshje me kundërshtarë të tillë: “As tani, tas kurrë”.

 

Deklaratat vijnë në një kohë kur në media ndërkombëtare po qarkullojnë raportime për një plan të mundshëm 15-pikësh paqeje të propozuar nga Trump për Iranin, megjithëse nuk ka ende konfirmim zyrtar nga Shtëpia e Bardhë.

 

Sipas raportimeve nga mediat izraelite dhe amerikane, plani parashikon masa të rrepta ndaj programit bërthamor iranian, përfshirë çmontimin e impianteve kryesore dhe mbikëqyrje ndërkombëtare nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike. 

 

Në këmbim, Irani mund të përfitojë heqjen e sanksioneve dhe mbështetje për zhvillimin e energjisë bërthamore civile.

 

Megjithatë, detajet mbeten të pakonfirmuara dhe nuk është e qartë nëse palët do të ulen në tryezën e negociatave në të ardhmen e afërt.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy