Pakistani kryen sulme ajrore në Afganistan, raportohet për 10 të vrarë, mes tyre gra dhe fëmijë

Pakistani kryen sulme ajrore në Afganistan, raportohet për 10 të vrarë, mes tyre gra dhe fëmijë

Pakistani ka kryer sulme ajrore në territorin e Afganistanit, duke deklaruar se ka goditur baza dhe strehime të grupeve të armatosura në dy zona të vendit. Sipas autoriteteve pakistaneze, nga bombardimet janë vrarë rreth 10 persona. 

 

Sulmet janë konfirmuar nga ministria pakistaneze e inteligjencës dhe kanë prekur provincat Kunar, në verilindje të Afganistanit, dhe Helmandin, në jug të vendit.

 

Por versioni i Kabulit është tjetër. Zëdhënësi i qeverisë afgane, Zabihullah Mujahid, deklaroi se sulmet kanë shkaktuar viktima mes civilëve, duke vrarë të paktën nëntë gra dhe fëmijë dhe duke plagosur 11 persona të tjerë. Sipas Mujahid, bombardimet u kryen mbrëmjen e së mërkurës dhe shkatërruan tre banesa. 

 

Ai i dënoi sulmet, duke i cilësuar si shkelje të parimeve ndërkombëtare. Deri tani, pretendimet e palëve për numrin dhe identitetin e viktimave nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur nga mediat ndërkombëtare.

 

Sulmet vijnë në një periudhë të re tensioni mes Pakistanit dhe Afganistanit, pas rreth tre muajsh qetësi relative në marrëdhëniet mes dy vendeve. Islamabadi e akuzon Kabulin se lejon grupe të armatosura të përdorin territorin afgan si bazë për sulme kundër Pakistanit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy