Sulm me dron ndaj një autobusi në Rusi, 5 të vdekur mes tyre një fëmijë

Sulm me dron ndaj një autobusi në Rusi, 5 të vdekur mes tyre një fëmijë

Të paktën pesë persona, mes tyre një fëmijë, kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me dron ukrainas ndaj një autobusi në rajonin rus të Belgorodit, pranë kufirit me Ukrainën. 

 

Lajmi u bë i ditur nga guvernatori i rajonit, Aleksandër Shumaiev, i cili tha se viktimat janë katër gra dhe një djalë i mitur.

 

Sipas tij, autobusi u godit në qytetin Shebekino, më pak se 10 kilometra nga kufiri me Ukrainën. 

 

Zyrtari rus akuzoi forcat ukrainase se kishin shënjestruar qëllimisht mjetin, duke e cilësuar sulmin si "çnjerëzor dhe të neveritshëm". 

 

Ai shtoi se tre nga 23 të plagosurit ndodhen në gjendje kritike.

 

Ndërkohë, edhe autoritetet ukrainase raportuan viktima nga sulmet ruse gjatë së hënës. 

 

Sipas tyre, të paktën pesë persona u vranë dhe rreth 30 të tjerë u plagosën në disa rajone të vendit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy