Trump në Pekin për takime me Xi Jinping, në delegacion edhe emrat më të mëdhenj të biznesit amerikan

Trump në Pekin për takime me Xi Jinping, në delegacion edhe emrat më të mëdhenj të biznesit amerikan

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në Pekin për një vizitë dyditore, ku do të zhvillojë bisedime të rëndësishme me presidentin kinez Xi Jinping. 

 

Takimet pritet të fokusohen te marrëdhëniet ekonomike, tregtia dhe bashkëpunimi teknologjik mes dy vendeve. 

 

Në delegacionin që shoqëron Trump janë edhe disa nga drejtuesit më të njohur të kompanive amerikane. 

 

Mes tyre janë drejtori i Nvidia, Jensen Huang, kreu i Apple, Tim Cook, si edhe Elon Musk dhe drejtori i BlackRock, Larry Fink. 

 

Në një postim në rrjetet sociale, Trump u shpreh se kërkesa e tij e parë ndaj Xi Jinping do të jetë hapja më e madhe e tregut kinez për kompanitë amerikane. 

 

Ai tha se dëshiron që sipërmarrësit dhe drejtuesit amerikanë të kenë më shumë mundësi për të investuar dhe zhvilluar aktivitetin e tyre në Kinë. 

 

“Do t’i kërkoj Presidentit Xi të hapë Kinën, në mënyrë që këta njerëz brilantë të mund të kontribuojnë dhe të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të vendit”, shkroi Trump, duke e cilësuar këtë si një mundësi të rëndësishme për të dyja vendet. 

 

Sipas mediave amerikane, pjesëmarrja e Jensen Huang në këtë vizitë u vendos në momentet e fundit. Prania e tij shihet me interes të veçantë, pasi Nvidia është një nga kompanitë kryesore në rivalitetin teknologjik mes SHBA-së dhe Kinës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy