Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë goditi pjesë të Afganistanit dhe Pakistanit të dielën, me dridhje të ndjera në disa provinca të të dy vendeve fqinje.
Tërmeti tronditi kryeqytetin e Afganistanit, Kabulin, Nangarharin dhe disa provinca fqinje, sipas mediave te huaja.
Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme në Afganistan.
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) regjistroi tërmetin me magnitudë 5.2.
Dridhjet u ndjenë në pjesë të provincës veriperëndimore Khyber Pakhtunkhwa dhe në rajonin verior Gilgit-Baltistan.



