Holanda do të kthejë një skulpturë 3500-vjeçare në Kajro, njoftoi kryeministri Dick Schoof gjatë vizitës së tij në Egjipt të dielën, ku u takua me presidentin Abdel Fattah al-Sisi.
Objekti i lashtë përshkruan një zyrtar të lartë nga mbretërimi i Faraonit III (1479–1425 p.e.s.) dhe besohet se është vjedhur dhe eksportuar ilegalisht, me shumë mundësi gjatë trazirave të Pranverës Arabe të vitit 2011.
“Objekti historik kulturor u sekuestrua në një ekspozitë në Maastricht”në vitin 2022, pasi dikush njoftoi në mënyrë anonime autoritetet”, tha Schoof.
Një hetim nga policia holandeze dhe inspektorati i trashëgimisë kulturore konfirmoi se skulptura ishte grabitur dhe ishte nxjerrë ilegalisht nga Egjipti. Tregtari që e zotëronte e dorëzoi vullnetarisht atë pasi përfundoi hetimi.
Qeveria holandeze tha se pret t’ia dorëzojë objektin ambasadorit egjiptian në Holandë deri në fund të vitit, megjithëse nuk është caktuar ende një datë specifike.



