Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë pas debutimit të aksioneve të SpaceX në bursë

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë pas debutimit të aksioneve të SpaceX në bursë

Elon Musk është bërë trilioneri i parë në botë, pasi aksionet e SpaceX filluan të tregtohen në një bursë amerikane, njofton BBC. 

 

Megjithatë, ekspertët theksojnë se kjo nuk do të thotë që ai i ka këto para “në dorë”, pasi pasuria e tij lidhet kryesisht me vlerën e aksioneve dhe jo me likuiditet real.

 

Aksionet e SpaceX nisën tregtimin me rreth 150 dollarë dhe u rritën shpejt në 160 dollarë gjatë sesionit të parë, duke nxitur vlerësime të larta për kompaninë dhe pasurinë e themeluesit të saj.

 

Aksionet e SpaceX u rritën me më shumë se 20% në ditën e parë të tregtimit, duke e vlerësuar kompaninë në mbi 2 trilion dollarë, ndërsa Tesla gjithashtu shënoi rritje në treg.

 

Ky debutim konsiderohet një nga ofertat më të mëdha publike në treg që nga hyrja në bursë e Saudi Aramco në vitin 2019, kur kompania u vlerësua me mbi 25 miliardë dollarë në ofertën fillestare.

 

Sipas raportimeve, IPO-ja e SpaceX mund të përbëjë një mundësi të madhe financiare edhe për punonjësit e kompanisë, të cilët mund të përfitojnë nga rritja e vlerës së aksioneve.

 

Në të kaluarën, Musk ka qenë i njohur për stilin e tij të jetesës jo tradicional. Ai ka deklaruar se ka shitur shumicën e pasurive të paluajtshme dhe se nuk zotëron më shtëpi të mëdha luksoze, duke u fokusuar në projektet e tij për hapësirën dhe teknologjinë.

 

Në vitin 2021, ai tha se jetonte në një shtëpi të thjeshtë të parafabrikuar në Teksas me vlerë rreth 50,000 dollarë.

 

Megjithatë, ai zotëron gjithashtu një koleksion të madh avionësh privatë dhe automjetesh të rralla, përfshirë edhe një makinë të famshme të frymëzuar nga filmi i James Bond “The Spy Ëho Loved Me”, e cila mund të shndërrohet në një nëndetëse.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy