"Groenlanda i përket popullit të saj.
Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me qeverinë daneze. Ajo është pjesë e NATO-s”, tha Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, në përgjigje të një pyetjeje në një konferencë për shtyp.
“Është e rëndësishme për mua që Groenlanda të dijë se ne respektojmë vullnetin e banorëve të saj”, shtoi ajo.
Ministri i Mbrojtjes i vendit, Troels Lund Poulsen tha se Danimarka do të forcojë praninë e saj ushtarake në Groenlandë pas kritikave të SHBA-së për investimet e saj në mbrojtje.
"Ne do të vazhdojmë të forcojmë praninë tonë ushtarake në Groenlandë, por gjithashtu do të përqendrohemi më shumë brenda NATO-s në më shumë ushtrime dhe një prani më të fortë të NATO-s në Arktik", tha ai.
Danimarka po dërgon përforcime ushtarake në Grenlandë, sipas transmetuesit publik danez.



