“Allahu Akbar”, sulm me thikë në një stacion treni pranë Zyrihut/ Plagosen tre persona

“Allahu Akbar”, sulm me thikë në një stacion treni pranë Zyrihut/ Plagosen tre persona

Një 31-vjeçar zviceran plagosi me thikë tre persona mëngjesin e së enjtes në stacionin e trenit në Winterthur, pranë Zyrihut, para se të arrestohej nga policia. 

 

Sipas autoriteteve, ngjarja ndodhi rreth orës 08:30, ndërsa motivet e sulmit mbeten ende nën hetim. 

 

Disa pamje të publikuara në media dhe rrjete sociale tregojnë autorin e dyshuar duke bërtitur “Allahu Akbar” gjatë momentit të sulmit. 

Tre të plagosurit, të moshave 28, 43 dhe 52 vjeç, të gjithë shtetas zviceranë, u dërguan në spital. 

Policia nuk ka dhënë detaje për gjendjen e tyre shëndetësore. 

 

Winterthuri, qyteti i gjashtë më i madh në Zvicër, ndodhet rreth 25 kilometra në verilindje të Zyrihut.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy