Sabastian Sawe, 29 vjeç u bë atleti i parë që vrapoi një maratonë në më pak se dy orë, të dielën në Londër, ku keniani e ruajti titullin e tij përpara etiopianit Yomif Kejelcha dhe ugandasit Jacob Kiplimo.
Sawe kaloi vijën e finishit përpara Pallatit tw Buckinghamit pas 1 orësh, 59 minutash e 30 sekondash dhe theu rekordin e vjetër botëror të vendosur nga Kelvin Kiptum në 2 orë, 1 minutë e 25 sekonda në prill të vitit 2023, më pak se një vit para vdekjes së tij në një aksident me makinë.
Kejelcha (1:59:41) gjithashtu përfundoi 42.195 km në më pak se dy orë, një performancë edhe më e pabesueshme duke pasur parasysh se po e vraponte të gjithë distancën e maratonës për herë të parë.



