Tajvani, Japonia paralajmëron bashkatdhetarët të kenë kujdes në Kinë

Tajvani, Japonia paralajmëron bashkatdhetarët të kenë kujdes në Kinë

Japonia i ka paralajmëruar qytetarët e saj në Kinë, mes mosmarrëveshjeve midis dy vendeve të shkaktuar nga komentet e kryeministres japoneze Sanae Takaichi në lidhje me Tajvanin, të jenë të vetëdijshëm për mjedisin përreth dhe të shmangin grumbullimet e mëdha. 

 

Vendimi, i cili pasoi thirrjen e Pekinit drejtuar qytetarëve të saj për të mos udhëtuar në Japoni, i nxit qytetarët t’i kushtojnë vëmendje mjedisit përreth dhe të shmangin, sa më shumë të jetë e mundur, vendet ku mblidhen turma të mëdha ose që mund të identifikohen si të frekuentuara nga shumë japonezë, paralajmëroi ambasada japoneze në Kinë në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit dhe dërguar banorëve japonezë.

 

Pekini u zotua të martën të mbrojë sigurinë e të huajve në Kinë, pasi Tokio i paralajmëroi vizitorët japonezë të jenë të kujdesshëm në vend për shkak të një mosmarrëveshjeje diplomatike.

 

Tensioni midis Kinës dhe Japonisë u ndez nga sugjerimi i kryeministres Sanae Takaichi se Tokio mund të ndërhynte ushtarakisht ndaj Tajvanit.

 

Kina, e cila e pretendon Tajvanin si pjesë të territorit të saj dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për të marrë ishullin demokratik, reagoi me zemërim ndaj komenteve të Takaichi-t.

 

E pyetur në lidhje me paralajmërimin për vizitorët japonezë, zëdhënësja e ministrisë së Jashtme Mao Ning tha se qeveria kineze gjithmonë ka mbrojtur dhe do të vazhdojë të mbrojë sigurinë e qytetarëve të huaj në Kinë në përputhje me ligjin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy