Iran, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

Iran, vritet kreu i shërbimit të inteligjencës

Kreu i Shërbimit të Inteligjencës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit është vrarë pas një sulmi ajror izraelit, raportojnë mediat iraniane.

 

Komandanti Gjeneral Majid Khadami, kreu i Organizatës së Inteligjencës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, u martirizua gjatë sulmit terrorist kriminal të armikut amerikano-sionist sot në agim”, njoftoi Garda nëpërmjet kanalit të tyre në Telegram.

 

Vdekja e Khadamit u konfirmua edhe nga Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz.

 

Udhëheqësit e Iranit jetojnë me një ndjenjë persekutimi. Ne do të vazhdojmë t’i ndjekim një nga një”, theksoi ai, ndërsa deklaroi se u informua për aksionin gjatë një takimi me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneral Lejtnant  Eyal Zamir.

 

Majid Khadami u emërua në këtë pozicion pas vdekjes së paraardhësit të tij Mohammad Kazemi, i cili u vra në një sulm izraelit në qershor 2025. 

 

Në shkurt, pas protestave antiqeveritare të janarit, ai akuzoi Presidentin e SHBA-së Donald Trump për një strategji “vrasjesh të inskenuara” , që synonte rritjen e viktimave për të justifikuar ndërhyrjen ushtarake të huaja.

 

Gjatë asaj periudhe, Khadami kishte pohuar se më shumë se dhjetë agjenci të huaja inteligjence, përfshirë njësinë izraelite të luftës kibernetike 8200, ishin të përfshira në protestat që përfshiu Iranin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy