Hezbollahu: Negociatat midis Libanit dhe Izraelit sjellin turp dhe poshtërim

Hezbollahu: Negociatat midis Libanit dhe Izraelit sjellin turp dhe poshtërim

Negociatat midis Libanit dhe Izraelit sjellin turp dhe poshtërim.

 

Një deklaratë e tillë vjen nga Hezbollahu, sipas të cilit presidenti libanez po nxit përçarjet me bisedimet me Izraelin.

 

Një raund i ri bisedimesh trepalëshe midis Izraelit, Libanit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është planifikuar të fillojë sot në Romë për të zgjidhur konfliktin në Liban.

 

Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem, tha se negociatat e drejtpërdrejta midis Libanit dhe Izraelit, një seancë e re e të cilave po hapet aktualisht në Romë, do t’i sjellin “Vetëm turp, poshtërim dhe kompromis të vazhdueshëm popullit libanez”. 

 

Në një fjalim televiziv gjatë një ceremonie festive, Qassem deklaroi se Presidenti libanez Joseph Aoun “Nuk ka vepruar si arbitër apo faktor unifikues, por ka treguar se është i anshëm dhe përçarës, gjë që është e papajtueshme me rolin e tij dhe forcën e Libanit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy