Khamenei zotohet hakmarrje për vdekjen e Larijanit: Çdo pikë gjaku e derdhur do t’u kushtojë shtrenjtë vrasësve

Khamenei zotohet hakmarrje për vdekjen e Larijanit: Çdo pikë gjaku e derdhur do t’u kushtojë shtrenjtë vrasësve

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei, paralajmëroi se vdekja e Ali Larijani, Sekretarit të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, në një sulm ajror nuk do të mbetet pa përgjigje.

 

Çdo pikë gjaku e derdhur do t’u kushtojë shtrenjtë vrasësve, këta kriminelë së shpejti do të paguajnë për vrasjet e tyre”, raporton Dw të ketë thënë Khamenei.

 

Ai vuri në dukje se vrasja e një figure si Larijani dëshmon për rolin e tij të rëndësishëm, si dhe “për urrejtjen që armiqtë e tij ndienin ndaj tij”.

 

Funerali i Larijanit do të zhvillohet në Teheran të mërkurën. Autoritetet izraelite pretenduan se e kanë vrarë Larijanin në një sulm ajror.

 

Larijani konsiderohej një nga udhëheqësit më me ndikim të Iranit. Disa media besonin se në muajt e fundit, ai kishte qenë vendimmarrësi de facto për çështjet më urgjente të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy