“Demokracia jo gjithmonë zgjidhje perfekte. Ka shumë hendek mes të varfërve dhe të pasurve, shihni Musk-un!”/ Intervista e parë e Leonit XIV si Papë

“Demokracia jo gjithmonë zgjidhje perfekte. Ka shumë hendek mes të varfërve dhe të pasurve, shihni Musk-un!”/ Intervista e parë e Leonit XIV si Papë

Gazeta “El Comercio” publikoi sot fragmente nga intervista e gjatë që Leon XIV dha për median peruane, e para që pas zgjedhjes së tij si Papë. Në intervistë Papa thekson faktin se “demokracia nuk është gjithmonë zgjidhja perfekte”, ndërsa po ashtu vë në dukje hendekun e lartë në të ardhura mes klasës punëtore dhe të pasurve, ku Elon Musk pritet të jetë trilioneri i parë në botë. 

 

Pjesë nga intervista 

 

Papa Leoni, i cili së fundmi festoi ditëlindjen e tij të 70-të, thotë se "po mëson" dhe "ka ende shumë për të mësuar", ndërsa shprehet "i mahnitur nga reagimet pozitive të njerëzve”.  

Ndërsa gazetari e pyet posaçërisht për Ukrainën, dhe sa realiste është që Vatikani mund të jetë ndërmjetës, ai sqaron: “Do të bëja një dallim midis zërit të Selisë së Shenjtë që mbështet paqen dhe rolit si ndërmjetës, i cili është krejt ndryshe dhe  jo aq realist sa i pari”.

 

Që nga fillimi i luftës, Selia e Shenjtë ka punuar shumë për të mbajtur një pozicion vërtet neutral. Disa gjëra që kam thënë janë interpretuar në një mënyrë apo në një tjetër, dhe kjo është në rregull, por pjesa e të qenit realist nuk është gjëja që ka më tepër rëndësi tani. Unë besoj se aktorë të ndryshëm duhet të ushtrojnë presion të mjaftueshëm që palët në luftë të thonë: Mjaft, le të gjejmë një mënyrë tjetër për të zgjidhur mosmarrëveshjet tona. Le të vazhdojmë të kemi shpresë”, shton ai. 

 

Sa i takon rolit të Papës si ndërtues i urave përmes dialogut, kreu i selisë së Shenjtë shprehet: “Një nga gjërat që kam arritur të bëj në këto dy muajt e parë ka qenë që së paku të nis njëfar dialogu, duke u takuar me udhëheqës botërorë të organizatave shumëkombëshe. Idealisht, Kombet e Bashkuara duhet të jenë vendi ku trajtohen shumë nga këto çështje. Fatkeqësisht, duket se ka një konsensus të përgjithshëm se Kombet e Bashkuara, të paktën për momentin, e kanë humbur aftësinë e tyre për multilateralizëm”.

 

Duke u ndalur te bota e polarizuar dhe fenomeni “Musk”, Papa ngre pyetjen:

 

 “Çfarë po ndodh? Ka shumë arsye. Kriza e vitit 2020 dhe pandemia kanë pasur një ndikim në të gjitha këto, por unë besoj se problemet filluan shumë më herët. Ndoshta, në disa vende, kjo lidhet edhe me humbjen e kuptimit më të lartë për jetën njerëzore. Vlera e jetës njerëzore, vlera e familjes dhe vlera e shoqërisë. Nëse humbasim ndjenjën e këtyre vlerave, çfarë rëndësie kanë më ato? Kësaj i shtohen edhe faktorë të tjerë. Shumë domethënës është hendeku gjithnjë e në rritje midis niveleve të të ardhurave të klasës punëtore dhe atyre të më të pasurve. Për shembull, drejtorët ekzekutivë, të cilët gjashtëdhjetë vjet më parë mund të fitonin katër deri në gjashtë herë më shumë se punëtorët, tani, sipas të dhënave të fundit që kam parë, fitojnë gjashtëqind herë më shumë se punëtorët mesatarë. Dje lexova lajmin se Elon Musk do të bëhet trilioneri i parë në botë. Çfarë do të thotë kjo dhe për çfarë bëhet fjalë? Nëse kjo është e vetmja vlerë që ka rëndësi sot, atëherë jemi në telashe serioze”.

 

I pyetur nëse identifikohet më shumë si amerikan apo peruan, kreu i selisë së Shenjtë tha se ndien përkatësi të dyfishtë.  

 

Gazetari e pyet se për kë do të mbështeste nëse SHBA-ja dhe Peruja do të përballeshin në Kupën e Botës. “Pyetje e mirë. Ndoshta Perunë, thjesht nga dashuria. Por nëse doni ta dini, unë në jam gjithashtu një tifoz i madh i Italisë ...", përgjigjet me diplomaci Papa. 

 

Mandej teksa ndalet te Kisha dhe transformimi i saj, ai vë në dukje se demokracia nuk është gjithmonë zgjidhja perfekte. 

 

Kështu, sinodalizmi është një qëndrim që besoj se mund t'i mësojë shumë botës së sotme. Pak më parë po flisnim për polarizimin. Mendoj se ky është një lloj antitrupi. Një mënyrë për t'iu përgjigjur disa prej sfidave më të mëdha me të cilat përballemi në botën e sotme. Nëse e dëgjojmë Ungjillin, nëse reflektojmë mbi të dhe nëse përpiqemi të ecim së bashku, duke dëgjuar njëri-tjetrin, duke u përpjekur të zbulojmë se çfarë na thotë Zoti sot, kemi shumë për të fituar. Kam shpresë të madhe në procesin që filloi shumë kohë para sinodit të fundit, të paktën në Amerikën Latine - fola për përvojën time atje; një pjesë e Kishës së Amerikës Latine ka kontribuar vërtet në Kishën universale - dhe besoj se ka shpresë të madhe nëse mund të vazhdojmë të ndërtojmë mbi përvojën e dy viteve të fundit dhe të gjejmë mënyra për të qenë Kishë së bashku. Nuk ka të bëjë me përpjekjen për ta transformuar Kishën në një lloj qeverie demokratike, sepse, nëse shikojmë shumë vende në botë sot, demokracia nuk është domosdoshmërisht një zgjidhje e përsosur për gjithçka. Është çështje respekti, e të kuptuarit të jetës së Kishës për atë që është dhe të thuash: Ne duhet të bëjmë këtë së bashku. Kjo ofron një mundësi të shkëlqyer për Kishën që të angazhohet me pjesën tjetër të botës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy