Madonna, popullit iranian: Rezistoni! Unë jam me ju

Madonna, popullit iranian: Rezistoni! Unë jam me ju

Këngëtarja Madonna mbështet kauzën e protestuesve iranianë dhe kërkon që të rezistojnë.

 

Ndërsa reflektoj mbi kohën time në Marok gjatë festave, mendoj për të gjithë njerëzit në Iran që po luftojnë një revolucion shumë të nevojshëm dhe që janë të gatshëm të vdesin për atë në të cilën besojnë”, shkroi këngëtarja në një postim të gjatë në Instagram.

 

Ne i marrim shumë gjëra si të mirëqena, përfshirë edhe veten time. Lirinë për të udhëtuar nëpër botë. Të vesh çfarë të dua. Të hipi mbi kalë nëpër shkretëtirë. Të flas lirisht dhe të mos më heshtë ndaj ndëshkimit, torturës apo ndoshta vdekjes. Të këndoj. Të kërcej. Të zgjedh rrugën time shpirtërore, jo një të imponuar nga dikush tjetër. Gratë e Iranit nuk e kanë këtë liri. Unë qëndroj në krah të tyre.

 

Populli iranian nuk e ka njohur lirinë për shekuj me radhë. Nuk mund të them se i kuptoj vërtet vuajtjet që kanë duruar, por mendimet dhe lutjet e mia janë me popullin iranian. Koha është tani. Rezistoni! Unë qëndroj me Iranin. Le të dëgjohen zërat e tyre. Irani i lirë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy