BE drejt revolucionit të biznesit/ Von der Leyen prezanton planin për të hapur kompani në 48 orë për më pak se 100 euro

BE drejt revolucionit të biznesit/ Von der Leyen prezanton planin për të hapur kompani në 48 orë për më pak se 100 euro

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka prezantuar një nismë të re ambicioze për të transformuar mënyrën se si krijohen dhe operojnë kompanitë në Bashkimin Evropian.

 

Projekti, i njohur si “EU Inc”, synon të vendosë një sistem të unifikuar rregullash për bizneset në të gjithë bllokun, duke reduktuar ndjeshëm burokracinë dhe pengesat ndërkufitare.

 

Qëllimi është që çdo sipërmarrës në BE të jetë në gjendje të hapë një kompani brenda 48 orësh dhe plotësisht online, duke ulur kostot administrative potencialisht në më pak se 100 euro.

 

Nisma parashikon krijimin e një të ashtuquajturi “regjim i 28-të”, i cili do të funksionojë paralelisht me sistemet kombëtare ekzistuese, por do të ofrojë një kornizë të vetme ligjore për kompanitë që duan të operojnë në nivel evropian. 

 

Kjo do të thotë se bizneset nuk do të duhet më të përballen me 27 sisteme të ndryshme ligjore, të cilat aktualisht konsiderohen si një nga pengesat kryesore për rritjen dhe zgjerimin.

 

Von der Leyen theksoi se ky hap është thelbësor për të rritur konkurrueshmërinë e Evropës ndaj tregjeve si SHBA dhe Kina, duke krijuar një ambient më të favorshëm për startup-et dhe inovacionin. 

 

Ajo shtoi se kompanitë do të përfitojnë nga një regjim i njëjtë kapitali dhe kushte të harmonizuara në të gjithë BE-në, duke e bërë më të lehtë sigurimin e financimit dhe zgjerimin ndërkombëtar.

 

Aktualisht, sipërmarrësit evropianë përballen me procedura të ndryshme ligjore, kërkesa noteriale dhe rregullime tatimore që ndryshojnë nga një vend në tjetrin, duke krijuar kosto dhe vonesa të konsiderueshme. 

 

Me “EU Inc”, Komisioni Evropian synon të thjeshtojë këto procese dhe të krijojë një treg të vërtetë të unifikuar për biznesin.

 

Kjo iniciativë shihet si një nga reformat më të rëndësishme për ekosistemin e startup-eve në Evropë, me synimin për të nxitur investimet, inovacionin dhe krijimin e kompanive që mund të konkurrojnë globalisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy