15 persona kanë vdekur dhe rreth 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e daljes nga shinat e trenit Gloria në Lisbonë.
Treni i lidhur me kavo, i cili lidh pjesën e poshtme të qendrës së kryeqytetit portugez me Barrio Alto, është mjeti më i popullarizuar i transportit për turistët.
Ambulanca, zjarrfikës dhe automjete të Mbrojtjes Civile ishin në vendngjarje për të nxjerrë të plagosurit nga rrënojat.
Sipas raportimeve fillestare, një nga kabllot që mbështesnin strukturën u këput rreth orës 18:00 të pasdites së sotme dhe treni ra, duke u përplasur në një nga ndërtesat ngjitur me shinat.
Zona qendrore është e njohur për këmbësorët dhe klientët nga bizneset aty pranë.



