Donald Trump ka njoftuar se kanë nisur shkurtimin e para të nëpunësve civilë pas bllokadës së buxhetit e cila hyri në javën e dytë të hënën dhe ka të ngjarë të zvarritet, duke pasur parasysh debatet e ashpra midis republikanëve dhe demokratëve.
Secila palë po përpiqet të fajësojë tjetrën që kur Shtetet e Bashkuara hynë në një "mbyllje", ndërkohë vendi po zhytet në një paralizë me pasoja që shkojnë përtej politikës.
Pasi ngriu projektet e infrastrukturës, presidenti amerikan u tha gazetarëve të dielën në mbrëmje se administrata e tij ka nisur të pushojë përgjithmonë punëtorët nga puna.
"Kjo po ndodh tani. E gjitha kjo është faji i demokratëve. Demokratët janë përgjegjës për humbjen e shumë vendeve të punës ", tha presidenti në Shtëpinë e Bardhë, pa specifikuar shkurtimet e vendeve të punës.



