
Ne kemi eliminuar 97% të drogës që vjen nga deti dhe tani do të fillojmë të godasim kartelet që kontrollojnë Meksikën nga toka.
Presidenti amerikan Donald Trump, e bëri një deklaratë të tillë në një intervistë me Fox News.
Është shumë e trishtueshme të shohësh se çfarë i ka ndodhur atij vendi, por kartelet vazhdojnë të veprojnë dhe të vrasin 250.000, 300.000 persona në vendin tonë çdo vit. Drogat janë të tmerrshme, ato shkatërrojnë familjet, humbet një fëmijë ose një prind, madje edhe prindërit vdesin nga droga, kështu që kemi bërë një punë të shkëlqyer.
Shifrat po ulen vërtet, vazhdoi Trump, duke iu referuar vdekjeve të lidhura me drogën në SHBA, por tha se ato do të jenë ende shumë të larta nëse ka të paktën një person që humb jetën.
Kufiri ka qenë një katastrofë totale për vite me radhë. E trajtova shumë shpejt herën e parë, dhe këtë herë e bëra edhe më mirë sepse ishte një katastrofë edhe më e madhe. Ishte një kufi si asnjë tjetër ndoshta në historinë e botës, kushdo mund të hynte në vendin tonë me këmbë. Kufiri tani është i mbyllur, askush nuk hyn dhe as nuk përpiqet.



