Hungaria akuzon Kievin për shantazh dhe ndërhyrje direkte në fushatën zgjedhore hungareze.
Në një intervistë për MCN TV, eurodeputeti hungarez Andras Laszlo flet për dy ngjarje që kanë tensionuar raportet mes dy vendeve, sekuestrimin e miliona dollarëve cash në kufi dhe bllokimin e naftësjellësit Druzhba.
Eurodeputeti konfirmon se autoritetet hungareze kanë sekuestruar së fundmi një kamion që transportonte 35-40 milionë dollarë cash dhe 9 kilogramë flori, ndërsa në total sipas tij, përgjatë këtij viti, shifra totale e parave cash që kanë kaluar tranzit përmes Hungarisë i kalon 1 miliardë.
Edhe pse transportuesit pretendojnë se këto janë transferta zyrtare bankare midis Austrisë dhe Ukrainës, Budapesti ngre dyshime të forta.



