Hong Kong/ Manjati i medias pro-demokracisë Jimmy Lai dënohet me 20 vjet burg

Hong Kong/ Manjati i medias pro-demokracisë Jimmy Lai dënohet me 20 vjet burg

Një gjykatë në Hong Kong  dënoi të hënën manjatin e medias pro-demokracisë, Jimmy Lai me një total prej 20 vitesh burg për bashkëpunim me fuqitë e huaja dhe botime rebele, pavarësisht presionit nga Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja dhe mbrojtësit e të drejtave të njeriut për lirimin e tij. 

 

Biznesmeni dhe themeluesi i gazetës pro-demokracisë, Apple Daily, e cila tashmë është mbyllur , u shpall fajtor në dhjetor për tre akuza, pas një gjyqi që grupet e të drejtave të njeriut thonë se shënon fundin e lirisë së shtypit për të cilën territori, i kthyer Kinës në vitin 1997, krenohej prej kohësh.

 

Dënimi i tij bazohet në ligjin e sigurisë kombëtare të vendosur nga Pekini pas protestave pro-demokracisë, ndonjëherë të dhunshme, që tronditën Hong Kongun në vitin 2019. 

 

Ky ligj përcakton që rastet e bashkëpunimit të një rëndësie të veçantë dënohen me dënime që variojnë nga 10 vjet burg deri në burgim të përjetshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy