Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko foli për rolin e armëve bërthamore taktike për vendin, duke shpjeguar se nuk kishte ndërmend t’i përdorte për të frikësuar askënd.
“Këto armë bërthamore taktike, janë një faktor në mbrojtjen tonë, sigurinë tonë”, tha ai në një intervistë me kanalin televiziv RT.
Lukashenko renditi se gjithçka që ka Federata Ruse janë faktorë të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit të tij.
Pse mendoni se i solla këto armë bërthamore taktike këtu dhe e trazova të gjithë botën? A ishte për të trembur dikë? Jo.



