Trump kërkon shkarkimin e anëtares nga bordi i Netflix

Trump kërkon shkarkimin e anëtares nga bordi i Netflix

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar largimin e Susan Rice nga bordi i drejtorëve të Netflix, duke e quajtur atë “mashtruese politike” në një postim në Truth Social. 

 

Kërkesa e tij u refuzua nga drejtori ekzekutiv i kompanisë, Ted Sarandos, i cili theksoi se bëhet fjalë për një marrëveshje biznesi dhe jo politike.

 

Reagimi i Trump vjen në mes të përplasjes për ofertën 83 miliardë dollarëshe të Netflix për blerjen e Warner Bros Discovery, e cila po sfidohet nga Paramount Skydance, kompania mëmë e CBS, e kontrolluar nga familja Ellison, e konsideruar miqësore me Trump.

 

Ndërkohë, Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së po shqyrton marrëveshjen për shqetësime të mundshme mbi krijimin e një monopoli në tregun e transmetimit. 

 

Sarandos ka zhvilluar kontakte të drejtpërdrejta me Trump, duke argumentuar se blerja do të shtojë vlerë në treg dhe do të ruajë balancën konkurruese në industrinë e medias, ku aktualisht operojnë pesë studio të mëdha në Hollywood.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy