Udhëheqësi i Hezbollahut në Liban, Naim Kassem paralajmëroi këtë të martë se nëse Izraeli intensifikon operacionet ushtarake kundër grupit të tij, fraksioni i armatosur i mbështetur nga Irani do të rifillojë hedhjen e raketave drejt Izraelit.
Bejruti është nën presionin e SHBA-së për të çarmatosur grupin që luftoi 14 muaj me Izraelin dhe u dobësua rëndë.
Që kur lufta përfundoi në nëntor me një armëpushim të ndërmjetësuar nga SHBA-të, zyrtarët e Hezbollahut kanë thënë se grupi nuk do të diskutojë çarmatimin derisa Izraeli të tërhiqet nga pesë kodra që kontrollon brenda Libanit dhe të ndalojë sulmet ajrore pothuajse të përditshme që kanë vrarë ose plagosur qindra njerëz, shumica prej tyre anëtarë të Hezbollahut.
Izraeli e ka akuzuar Hezbollahun se po përpiqet të rindërtojë kapacitetet e tij ushtarake.
Që nga përfundimi i luftës, Hezbollahu ka tërhequr shumicën e luftëtarëve dhe armëve të tij nga zona përgjatë kufirit me Izraelin në jug të lumit Litani.
Javën e kaluar, Presidenti libanez Joseph Aou përsëriti thirrjet që Hezbollahu të dorëzojë armët e tij, duke zemëruar udhëheqjen e grupit.



