Alarm për sigurinë kibernetike/ AI drejt zbërthimit të kodeve sekrete të bankave dhe qeverive

Alarm për sigurinë kibernetike/ AI drejt zbërthimit të kodeve sekrete të bankave dhe qeverive

Ekspertët kryesorë të kompjuterikës dhe matematikës po ngrenë alarmin se modelet e avancuara të inteligjencës artificiale (AI) janë pranë arritjes së zbulimeve të papritura në kriptografi, të cilat mund të rrezikojnë themelet e sigurisë digjitale të bankave, qeverive dhe komunikimeve private brenda pak muajsh, raporton The Guardian.

 

Shkencëtari i njohur i kompjuterave, Scott Aaronson, deklaroi se ekzistojnë burime të besueshme se laboratorët e AI-së po zgjidhin probleme matematikore dekada të vjetra që qëndrojnë pas mënyrës se si bota kodon (enkripton) informacionin sekret.

 

Nëse AI ka gjetur një mënyrë për të zbërthyer algoritmet aktuale të enkriptimit, hakerat mund të kenë së shpejti fuqinë për të deshifruar transaksionet bankare, kabllogramet diplomatike dhe emailet private.

 

Deri më tani, mendohej se kriptografia aktuale do të thyhej vetëm nga kompjuterët kuantikë rreth vitit 2032. Përparimet e fundit të AI-së sugjerojnë se ky afat mund të jetë afruar në mënyrë dramatike.

 

Guvernatori i Bankës së Anglisë, Andreë Bailey, u bëri thirrje gjigantëve teknologjikë si OpenAI dhe Anthropic që të tregojnë kujdes të shtuar përpara publikimit të modeleve të reja, për shkak të ndikimit në sigurinë financiare.

 

Sipas ekspertëve, këto zbulime matematikore të AI-së ose kanë gjetur një "rrugë të shkurtër" për të thyer kodet e sigurisë, ose anasjelltas, kanë vërtetuar matematikisht se sistemet janë më të sigurta nga sa mendohej.

 

Pavarësisht se nuk ka ende një njoftim zyrtar nga kompanitë e teknologjisë dhe provat e AI-së duhen verifikuar nga matematikanët njerëzorë, profesorët e sigurisë kibernetike u bëjnë thirrje bankave dhe shteteve që të jenë fleksibile dhe të gatshme për të përditësuar menjëherë sistemet e tyre të mbrojtjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy