Dy ushtarë të Gardës Kombëtare janë qëlluar me armë zjarri në qendër të Uashington D.C. Pavarësisht dërgimit në spital, të dy ushtarët humbën jetën.
Rrugët përreth stacionit Farragut West, pranë Shtëpisë së Bardhë, u mbyllën, raporton Guardian.
Një person i dyshuar është ndaluar nga policia pas ngjarjes.
Sekretarja e Departamentit të Sigurisë Kombëtare Kristi Noem tha se agjencia e saj “po punon me forcat e ligjit për të mbledhur më shumë informacion” mbi të shtënat me armë zjarri të dy ushtarëve të Gardës Kombëtare në qendër të Uashingtonit.
Presidenti amerikan Donald Trump tha se “Kafsha që qëlloi dy anëtarë të Gardës Kombëtare do të paguajë një çmim shumë të lartë”.
Në një postim në rrjetin social Truth, Trump tha se të dy ushtarët ishin plagosur rëndë dhe informoi gjithashtu se i dyshuari gjithashtu ishte plagosur rëndë.



