Qeveria argjentinase jep me koncesion rrugën kryesore ujore të vendit

Qeveria argjentinase jep me koncesion rrugën kryesore ujore të vendit

Qeveria e presidentit Javier Milei ka dhënë me koncesion për 25 vjet kontrollin e Rrugës Ujore Paraná-Paraguai, arteria më e rëndësishme për tregtinë e jashtme të Argjentinës. Kontrata i është dhënë konsorciumit të kompanisë belge Jan de Nul dhe partnerit të saj argjentinas Servimagnus S.A. , në atë që konsiderohet privatizimi më i madh i realizuar gjatë mandatit të Mileit.

 

Rruga Ujore Paraná-Paraguai përbën një nga infrastrukturat strategjike të vendit, pasi rreth 80% e eksporteve argjentinase, përfshirë sojën, misrin dhe grurin, transportohen përmes lumit Paraná. Ky korridor lumor lidh Brazilin, Paraguain, Argjentinën, Bolivinë dhe Uruguain, duke luajtur një rol kyç në tregtinë rajonale.

 

Sipas marrëveshjes, kompania Jan De Nul do të jetë përgjegjëse për pastrimin, mirëmbajtjen, sinjalizimin e rrugës ujore, si dhe për mbledhjen e tarifave gjatë 25 viteve të ardhshme. Vlera e kontratës arrin në rreth 15 miliardë dollarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy