Sezoni i festave të fundvitit ka nisur zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë, ku Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, priti këtë të hënë bredhin tradicional të Krishtlindjeve në hyrjen veriore të rezidencës presidenciale në Uashington.
Bredhi i bardhë, rreth 5.5 metra i lartë, mbërriti me një karrocë të tërhequr nga kuajt nga ferma familjare “Silent Night Evergreens” në Wisconsin, e cila fitoi konkursin vjetor të Shoqatës Kombëtare të Pemëve të Krishtlindjeve për vitin 2026.
Pema do të vendoset në Dhomën Blu (Blue Room), një nga ambientet më simbolike të Shtëpisë së Bardhë, duke shënuar kështu startin e dekorimit festiv të rezidencës.
