Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve, autoritetet në Bahreini kanë revokuar shtetësinë e dhjetëra personave të dyshuar për mbështetje ndaj Iran, përfshirë shprehje simpatie, lavdërime për veprimet e tij dhe akuza për përfshirje në spiunazh me subjekte të huaja.
Në total, 69 persona, bashkë me disa anëtarë të familjeve të tyre, janë përfshirë në vendimin për humbjen e shtetësisë. Autoritetet kanë deklaruar se të gjithë personat e përmendur janë me origjinë jo-bahreinase.
Ky vendim vjen në një kohë tensionesh të larta rajonale, ku Bahreini ka parë protesta në mbështetje të Iranit gjatë konfliktit aktual. Më 19 prill, Mbreti Hamad bin Isa Al Khalifa ka urdhëruar masa të menjëhershme ndaj atyre që konsiderohen se “kanë tradhtuar vendin”, si dhe rishikimin e statusit të shtetësisë për disa individë.
Qeveria ka ndaluar protestat dhe ka ndërmarrë masa ligjore ndaj dhjetëra personave të akuzuar për mbështetje të Iranit. Ngjarje të ngjashme janë raportuar edhe në disa vende të tjera të Gjirit, ku autoritetet kanë arrestuar persona të dyshuar për lidhje ose mbështetje ndaj Teheranit.



