Arrestimi i Maduros/ Kina: Thellësisht të tronditur nga përdorimi flagrant i forcës nga SHBA. Reagon edhe Franca

Arrestimi i Maduros/ Kina: Thellësisht të tronditur nga përdorimi flagrant i forcës nga SHBA. Reagon edhe Franca

Kina "është thellësisht e tronditur dhe dënon fuqimisht përdorimin flagrant të forcës nga Shtetet e Bashkuara kundër një shteti sovran dhe sulmin e tyre ndaj presidentit të tij".

 

Kështu deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme në një deklaratë lidhur me sulmin amerikan kundër Venezuelës.
    

"Ky akt hegjemonik nga Shtetet e Bashkuara shkel rëndë ligjin ndërkombëtar, minon sovranitetin e Venezuelës dhe kërcënon paqen dhe sigurinë në Amerikën Latine dhe Karaibe."

 

Kina, vazhdon ajo, "e kundërshton me forcë këtë. Ne i bëjmë thirrje Shteteve të Bashkuara të respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe qëllimet e parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe të ndalojnë shkeljen e sovranitetit dhe sigurisë së vendeve të tjera".

 

Një reagim ka ardhur edhe nga Parisi zyrtar, ku theksohet se asnjë zgjidhje politike e qëndrueshme nuk mund të imponohet nga jashtë.

 

Ministri i Jashtëm francez, Jean-Noël Barrot, e bëri këtë deklaratë, duke komentuar bastisjet amerikane në Venezuelë dhe kapjen e Nicolas Maduros.
 

"Operacioni ushtarak që çoi në kapjen e tij shkel parimin e mospërdorimit të forcës, i cili është themeli i së drejtës ndërkombëtare", shkroi ministri në një postim në Twitter: "Franca përsërit se asnjë zgjidhje politike e qëndrueshme nuk mund të imponohet nga jashtë dhe se vetëm popujt sovranë vendosin për të ardhmen e tyre".

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy