BYD e Kinës pritet të kalojë Teslën e Elon Musk si shitësi më i madh në botë i automjeteve elektrike (EV), duke shënuar herën e parë që ka tejkaluar rivalin e saj amerikan për shitjet vjetore.
Të enjten, BYD tha se shitjet e makinave të saj me bateri u rritën vitin e kaluar me pothuajse 28% në më shumë se 2.25 milionë.
Tesla, e cila pritet të zbulojë sot shitjet e saj totale për vitin 2025, javën e kaluar publikoi vlerësimet e analistëve që sugjeronin se kishte shitur rreth 1.65 milion automjete për të gjithë vitin.
Firma amerikane është përballur me një vit të vështirë, mes të cilave edhe shqetësimet për aktivitetin politik të Musk si dhe konkurrencën në rritje nga rivalët kinezë.
Firmat kineze si Geely, MG dhe BYD, tani kompania më e madhe e makinave elektrike në vend, kanë ushtruar presion mbi rivalët perëndimor, duke luajtur me çmime më të lira në raport me market e njohura perëndimore.
Në tetor, Tesla u përgjigj duke lançuar versione me çmime të të ulëta të dy modeleve më të shitura në SHBA, si një përpjekje për të rritur shitjet.



