Mauzoleu i Simon Pjetrit, Apostullit të Krishtit, është një prej objekteve më të vjetra të kultit. Ai daton thuajse prej 2000 vjetësh në Libanin jugor dhe është dëshmi e shenjtë e besimit dhe historisë së njerëzimit.
Këtë fundjavë, sipas mediave amerikane, ai është shkatërruar nga një sulm izraelit. Nuk ka pasur reagim nga Vatikani deri më tani, apo institucione të tjera të krishtera.
Sa i përket zhvillimeve të armëpushimit në Gaza, Izraeli ka konfirmuar se ka marrë tre pengje të tjera nga Hamasi. Testet mjeko-ligjore treguan se mbetjet mortore ishin të ushtarëve izraelitë. Sipas fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të, Hamasi do të kthejë 20 pengjet e gjalla dhe 28 pengjet e vdekura.
Në Turqi, presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se Hamasi është më i vendosur se Izraeli për të zbatuar armëpushimin në Gaza.
Po përballemi me një administratë që ka masakruar mbi 200 njerëz të pafajshëm që nga marrëveshja e armëpushimit dhe vazhdon pushtimin dhe sulmet e saj në Bregun Perëndimor. Nuk mund të lejojmë aneksimin e Bregut Perëndimor, ndryshimin e statusit të Jerusalemit ose përpjekjet për të dëmtuar shenjtërinë e Xhamisë Al-Aksa.
Turqia ka thërritur këtë javë një samit ndërkombëtar për të mbledhur ndihma humanitare për Gazën.



