
Një letër anonime e cila njoftonte një sulm me thikë të planifikuar për fundjavën u gjet në Katedralen Notre-Dame në Paris, raporton Le Parisien.
Letra u gjet të premten pasdite, pranë qirinjve të instaluar në ndërtesë. Brenda ishte një mesazh i shkruar me makinë shkrimi:
Mos e hapni katedralen më 11 dhe 12 tetor. Do të ketë vizitorë të huaj të cilët, me ndihmën e vizitorëve të tjerë, kanë fshehur thika në katedrale ditët e fundit. Ata do të kryejnë një masakër. Ju lutem mos e hapni katedralen.
Pavarësisht se u njoftua siguria, u mor vendimi që të mos evakuohej ndërtesa. Ekipi i sigurisë kreu një kontroll të plotë të ambienteve, për t’u siguruar që nuk kishte armë të fshehura brenda.
Gjithashtu u hap një hetim për të identifikuar autorin e letrës.



