Presidenti kubanez Miguel Diaz-Canel ka thënë se nuk do të japë dorëheqjen nën presionin e SHBA-së.
“Në Kubë, njerëzit në pozicione udhëheqëse nuk zgjidhen nga qeveria e SHBA-së dhe nuk kanë mandat nga qeveria e SHBA-së. Ne kemi një shtet të lirë dhe sovran, vetëvendosje dhe pavarësi, dhe nuk i nënshtrohemi planeve të Shteteve të Bashkuara”, deklaroi në intervistën e tij të parë me një rrjet televiziv amerikan, NBC.
“Dorëheqja nuk është pjesë e fjalorit tonë”, shtoi Diaz-Canel, duke iu përgjigjur një pyetjeje të bërë në Havana nga prezantuesja e NBC News, Kristen Welker, nëse ai do të ishte i gatshëm të jepte dorëheqjen për të shpëtuar vendin e tij.
Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Havanës kohët e fundit kanë parë një ringjallje të tensionit. Presidenti Donald Trump ka bllokuar eksportet e naftës në Kubë dhe ka kërcënuar me hakmarrje kundër vendeve që furnizojnë ishullin me naftë të papërpunuar.
Diaz-Canel premtoi rezistencë të pathyeshme ndaj kërcënimeve.



