Irani sulmon bazën amerikane në Arabinë Saudite, 12 ushtarë të plagosur

Irani sulmon bazën amerikane në Arabinë Saudite, 12 ushtarë të plagosur

Një muaj pas përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, tensionet mes Iranit dhe SHBA-Izrael nuk tregojnë shenja të uljes. Një sulm iranian ndaj bazës ajrore amerikane Prince Sultan në Arabinë Saudite la të plagosur 12 ushtarakë amerikanë, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

 

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se bisedimet me Iranin po vazhdojnë dhe se pala iraniane kërkon një marrëveshje. “Ata po negociojnë. Po luten për një marrëveshje”, tha Trump.

 

Në të njëjtën kohë, Trump ka vijuar me thirrjet për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, të bllokuar nga Irani që nga fillimi i marsit, dhe ka kritikuar NATO-n për mungesën e mbështetjes. Ai paralajmëroi gjithashtu për goditje të reja, duke theksuar se SHBA kanë ende “3,554 objektiva të tjera” në Iran.

 

Ndërkohë, konflikti po përshkallëzohet edhe në rajone të tjera. Jemeni ka lëshuar raketën e parë kundër Izraelit gjatë një muaji luftimesh, ndërsa rebelët shiitë Huthi pro-iranianë kanë kërcënuar se do të përfshihen në konflikt nëse sulmet ndaj Iranit nuk ndalen. Forcat izraelite njoftuan se kishin aktivizuar sistemet e mbrojtjes kundërajrore për të neutralizuar kërcënimin.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy