Vendet Bashkimit Evropian arritën një marrëveshje mëngjesin e kësaj të enjteje në Bruksel për të vendosur sanksione të reja ndaj Rusisë.
Lajmi u bë me dije nga diplomatët, pas disa javësh negociatash.
Kjo paketë e 21-të sanksionesh synon në veçanti të zgjasë për një vit një kufizim në çmimin e eksporteve të naftës ruse, në 44 dollarë për fuçi.
Kjo ndihmon në kufizimin e të ardhurave të Rusisë nga nafta, të cilat financojnë një pjesë të madhe të luftës së saj kundër Ukrainës.
Ky grup i ri sanksionesh, rezultat i javëve të tëra negociatash, duhej të zbutej krahasuar me propozimin fillestar të Brukselit.
Në veçanti, ato duhej të përshtateshin për të adresuar rezervat e Greqisë në lidhje me gazin natyror të lëngshëm.



