Bullgari, ish-miniera e shndërruar në “laborator” kanabisi (FOTO)

Bullgari, ish-miniera e shndërruar në “laborator” kanabisi (FOTO)

Një ish-minierë zinku në Bullgari ishte shndërruar në një “laborator” kanabisi , ndërsa autoritetet arrestuan tre persona.

 

Policia është në kërkim të një personi tjetër, ndërsa një hetim për trafikim të paligjshëm droge  dhe pastrim parash është në vijim.

 

Deri më tani, janë sekuestruar rreth 70 kilogramë drogë, 600.000 euro në para kesh dhe 600 fishekë, tha Emil Borisov, zëvendësdrejtor i Drejtorisë së Përgjithshme për Luftimin e Krimit të Organizuar.

 

Ish-miniera ishte e pajisur me infrastrukturë të teknologjisë së lartë dhe ndoshta është përdorur për prodhim në shkallë të gjerë të destinuar për eksport jashtë vendit”, theksoi Borisov.

 

Miniera ndodhet pranë fshatit Garliano, rrëzë malit Osogovo, disa kilometra larg kufirit me Maqedoninë e Veriut.

 

Autoritetet thanë se hetimi për të zbuluar të gjithë fushëveprimin e operacionit të paligjshëm mund të zgjasë me muaj.

Slide 1
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy