Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un riafirmoi mbështetjen e Phenianit për pushtimin e Ukrainës nga Rusia, duke u zotuar të ndihmojë Moskën të arrijë fitoren në "luftën e saj të shenjtë".
Kështu raportuan mediat shtetërore të hënën.
Kjo deklaratë vjen ndërsa një sërë zyrtarësh të lartë rusë kanë vizituar Phenianin ditët e fundit, përfshirë Ministrin rus të Mbrojtjes, Andrei Belousov, i cili u takua me Kim Jong-un të dielën.
“Koreja e Veriut si gjithmonë, do ta mbështesë plotësisht politikën e Federatës Ruse që synon mbrojtjen e sovranitetit kombëtar, integritetit territorial dhe interesave të sigurisë", i tha Kim Jong-un Andrei Belousov, sipas agjencisë së lajmeve të Koresë së Veriut KCNA.



